Vrasja në Vlorë pas refuzimit të lidhjes, fotot e viktimave

Aktualitet

vlore vrasja Nje atentat me arme zjarri pistolete ka ndodhur diten e sotme ne qytetin e Vlores ku jane vrare dy te rinj.

Viktima të krimit mbetën 21-vjeçarja Paola Bishaj dhe kushëriri i saj, Parid Velaj, 28 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës. I plagosur mbeti Gerti Arapi, 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares.

Policia ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Ervis Lulushi, teksa largohej në vendi i krimit dhe ka sekuestruar armën e krimit. Policia ka thene se 21-vjeçarja dhe kushëriri i saj ndodheshin në pastiçerinë “Grande Gelato” pranë shkollës së Marinës, ndërsa në tavolinë me ta ishin edhe bashkëshortja e Parid Velajt së bashku me Gerti Arapin. Autori i dyshuar i vrasjes është afruar në tavolinë dhe ka kërkuar të thërrasë për sqarim 21-vjeçaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kushëriri i saj i cili nuk e ka lejuar bisedën mes tyre, duke e larguar autorin disa metra larg ambientit të pastiçerisë. Pak minuta më vonë Ervis Lulushi është kthyer i armatosur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Paolës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kushëriri i saj, i cili në tentativën për të izoluar autorin është qëlluar me një plumb ne kokë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Genti Arapi ka shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi, falë bllokimit të armës. Ai është goditur disa herë në kokë me tytën e pistoletës dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas vrasjes së dyfishtë dhe plagosjen e të riut tjetër, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke kërcënuar me pistoletë në kokë drejtuesin e një makine të rastësishme që ndodhej pranë pastiçerisë. Policia është vënë në ndjekje të autorit duke e lokalizuar pranë zonës së Skelës.

Autori ka dalë nga automjeti, i ka drejtuar armën efektivëve të policisë dhe ka nisur të ecë me pistoletë në dorë nga Skela në drejtim të Ujit të Ftohtë duke terrorizuar qytetarët që ndodheshin në rrugë. Operacioni për kapjen e tij ka qenë i vështirë për shkak të kërcënimit me armë, derisa efektivët arritën ta vënë në pranga.

Policia shoqëroi në ambientet e komisariatit dhe kushëririn e autorit, Arlind Lulushin 27 vjeç i cili mbërriti pas ngjarjes, si dhe Daniel Mehmetin 32 vjeç, i cili dyshohet të jetë personi që u kërcënua me armë në kokë nga 28-vjeçari.

vrasja-vlore-viktimat

ME TE LEXUARAT