Vrasja e komisarit Lamaj, përfundon eksperimenti hetimor Tiranë-Kapshticë

Aktualitet

frrokPerfundon eksperimenti hetimor ne lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Makina e nisur ne ora 18.27 nga Tirana ka mberritur ne piken kufitare te Kapshtices ne ora 21.13.

Sipas prokurorise eksperimenti tregoi se autori i dyshuar Arben Frroku ka pasur mundesi ta kryente krimin ne Tirane dhe te largohej ne drejtim te Greqise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eksperimenti

Nisi fiks në orën 18:30 të së mërkurës eksperimenti i kërkuar nga avokatët mbrojtës të Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.

Një automjet tip “Mercedes Benz” i llojit ML, ndryshe nga aime të cilin udhëtonte Frroku, i cili ishte “BMW” e serisë X5, në drejtimin e të cilit ishte një përfaqësues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është nisur në orën 18:30 nga vendi ku ndodhi vrasja e kryekomisar Lamajt në drejtim të Kapshticës.

Sipas provave të paraqitura nga organi i akuzës, Arben Frroku është filmuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në orën 21:27 duke kaluar kufirin për në Greqi.

Ndërsa sipas mbrojtësve të Frrokut, është e pamundur që e gjithë kjo rrugë të përshkohet për 2 orë e 27 minuta dhe kjo është pika kryesore e mbrojtjes së tyre.

ME TE LEXUARAT