Kapet shqiptari në Itali, shiste kokainë në bregdet

Aktualitet

policia italianeVijojnë arrestimet e shqiptarëve në Itali, për drogë. Këtë të premte, sipas mediave italiane, është vënë në pranga nga karabinierët një i ri 25-vjeçar, pasi u kap me 14 gram kokainë dhe një armë.

Karabinierët i kishin prej kohësh nën mbikqyrje lëvizjet e shqiptarit me iniciale F.K, banor në Atri, pa dokumente të rregullta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu sapo e kishte marrë një sasi të madhe droge dhe ishte gati për ta shitur atë në bregdetin e Teramos.

Policia bastisi edhe banesën ku rrinte shqiptari ku i gjetën të fshehur në një kavanoz qelqi, 14 gram “pluhur të bardhë”, si dhe materiale të ndryshme për paketimin e saj.

Përveç kësaj, e fshehur në një kuti prej kallaji, agjentët gjetën edhe një pistoletë e kalibrit 9, e paligjshme, dhe 53 plumba.

Shqiptari u transferua në burgun e Castrogno.

ME TE LEXUARAT