Kanella dhe shëndeti

Soft

kanellaKanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, si në ëmbëlsira ashtu edhe në gatime të tjera duke ju dhënë atyre një aromë të mrekullueshme, por edhe duke ju sjellë njëkohësisht përfitime shëndetësore. Më poshtë do të lexoni 5 vlerat kryesore të kanellës:

1. Kanella ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe kujtesës. Nse konsumohet rregullisht ajo ndihmon në përforcimin e kujtesës, përqendrimin dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor.

2. Kanella ju bën mirë për zemrën ashtu si dhe shafrani i Indisë, që ka efekte shumë pozitive pasi ul rrezikun e atakut në zemër.

3. Kanella ndihmon në humbjen e peshës. Ajo ndikon në përmirësimin e metabolizmit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në kontrollin e peshës dhe dobësimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

4. Kanella përforcon shëndetin. Ajo ndihmon shëndetin në tërësi, pasi lufton sëmundjet kronike, dhimbjet, diarrenë, sheqerin në gjak e shumë probleme të tjera shëndetësore, ndaj rekomandohet që ta bëni pjesë të menysë suaj.

5. Kanella përmirëson lëkurën. Falë vetive të saj antibakteriale, ajo është shumë e mirë edhe për lëkurën pasi largon skuqjet dhe acarimet si dhe lufton aknet.

ME TE LEXUARAT