Saimir Tahiri zbulon detaje tronditëse nga krimet në vend: U lejuan nga gjyqtarët e korruptuar

Aktualitet

saimir-tahiri2014Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbuloi sot detaje rrënqethëse të krimit të rëndë të ndodhur në Fier ku një shtetas vrau gruan e tij duke e mbytur nga të rrahurat, për xhelozi.

“Arrestuar per plagosje te rende dhe armembajtje, denuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat”, shkruan Tahiri në faqen e tij zyrtare.

“Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkshortes!!!!).

Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes”, shkruan Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thekson se Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme. Dhjetra OJF marrin para e donatore, por askush nuk ngrihet ne kohe kunder ketyre vendimeve skandaloze te gjykatave.

Gjyqtaret e korruptuar po mbajne vendin ne thundren e dhunes e krimit, e kunder tyre duhet te punojme te gjithe qe viktimat mos vdesin edhe nga heshtja jone kolektive, ka theksuar Ministri Tahiri.

ME TE LEXUARAT