Interi "frenon" Juventusin, Roma -1 pikë

Sport

inter-juvePaqe mes luftës në derbin e Italisë, u ndanë në barazim 1-1 Juventus dhe Inter në një sfidë që rezervoi emocione, veçanërisht në pjesën finale të saj me bardhezinjtë që dominuan në të parën dhe Interin që u ndez në pjesën e dytë duke merituar ndoshta edhe fitoren. Juventus Stadium inauguronte i veshur me kostumin për mbrëmjet e veçanta me sfidën e përjetshme mes Juventusit dhe Interit qe këtë herë i gjente rivalët historikë me 18 pikë diferencë në klasifikim.

Në fushë bardhezinjtë me Vidal pas dyshes së sulmit Tevez-Llorente. Te Interi, Mancini hidhte Icardin sulmues të vetëm të mbështetur nga Kovacic e Hernanes. Juventusi e nisi gjithë agresivitet, ju afrua golit që në minutën e dytë me Marchision dhe falë fillimit të zjarrtë gjeti avantazhin që në minutën e 5.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veprim i bukur i Vidal që u lirua në zonë për të dhënë asistin e Tevez që e pati të lehtë të shëntonte. 1-0 dhe përballë një Interi anemik ishte Juventusi sërish i rrezikshëm me Vidal që kishte luksin për të gjuajtur lirisht brenda zonës në minutën e 12-të, ndërsa në të 27 kiliani detyroi Handanovic të shtrihej në ekstrem me tentativën e tij. Me gjithë inisiativën e Juventusit ishte pikërisht slloveni lojtari më i mirë i Interit, në minutën e 35, Pogba me një gjest spektakolar alla-Ronaldinho dehu Juan Jezus dhe Ranochian për të dalë para Handanovic me sllovenin që edhe një herë tjetër ju desh të bënte mrekullinë për të evituar golin.

Pjesa e parë u mbyll me Juven në avantazh dhe shumë pak Inter në fushë, dhe Mancini vendosi të ndryshonte duke i dhuruar debutimin me fanellën zikaltër në minutën e 54 me Poldin që zuri vendin e Kuzmanovic. Me rritjen e nivelit ofensiv Interi filloi te bënte më përpara. Në të 57 pretendim për 11 metërsh nga Llorente pas kontaktit me Juan Jesus por për Luka Bantin gjithçka ishte ne rregull pavarësisht protestave te spanjollit. Pavarësisht mungesës së ideve e me Juven superior, Interi gjeti barazimin ne minuten e 64. Shkëndijë gjeniale e Guarin, ndoshta i vetmi veprim për të qënë i kolumbianit gjatë gjithë ndeshjes, asisti filtrues për Ikardin qe i parapriu Bonucit dhe Buffon ne dalje.

Barazim 1-1 dhe gjithçka rinisi nga e para me Handanovic që beri një tjetër pritje të mrekullueshme edhe pse në kunderkohë ne goditjen standart të Pirlos ne minuten e 69. Gjithsesi fundi ishte i gjithi për zikaltërit që shpërdoruan të pabesueshëmn në minutën e 81 kur pas një topi të humbur nga Icardi u gjendën 3 kundër 1, Podolski pasoi për Icardin që në rrëshkitje çoi topin jashtë porte. Në minutën e 83 Icardi i dogji dorezat Buffon me një silur në kufijtë e zonës.

Argjentinasi u tregua krejtësisht egoist 5 minuta para fundit të kohës së rregullt kur duke tentuar goditjen personale në vend të pasimit të golit për Osvaldon e lirë që e shfaqi në mënyrë plateale gjithë irritimin e tij me Guarin që ju desh ta ndalte, dhe ndeshja u ndez akoma më tepër një minutë më pas me Kovacic që mori kartonin e kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lichtsteiner. Sfida vijoi gjithë ritëm dhe Buffon që bëri sakrificën për të shpëtuar portën me Mvila që drejtohej i vetëm drejt topit në minutën e 2 të shtesës. Ndërsa në të 48 Handanovic shpëtoi për një fije portën në një finalë inkandeshente. Në fund barazim 1-1 për një fund spektakolar me Interin që ndal Juventusin që tashmë ka vetëm një pikë avantazh ndaj Romës së vendit të dytë në klasifikim.ssport

ME TE LEXUARAT