"Çmendet" moti, nga 30 në 1 gradë C, ja çfarë pritet nesër!

Aktualitet

moti-pranver-620x349_1461692559-3285728Dimri është rikthyer me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Mbrëmjen e së hënës, në verilindje, në Dibër e Kukës, por edhe në juglindje të vendit, në Korçë, Kolonjë e Përmet,ka pasur edhe reshje dëbore në zona te larta.

Dëbora ka rënë edhe në malin e Dajtit në Tiranë, por edhe në zona të larta në tërë vendin. Ndërsa në zonat e ulëta kishte reshje të forta të shiut. Sipas parashikimeve, java e fundit e këtij muaji dhe fillimi i majit do të jenë të paqëndrueshme, me reshje dhe luhatje të temperaturave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duke filluar nga mërkura do të kemi depërtimin e masave më të ngrohta me origjinë Mesdhetare dhe një rritje të temperaturave, por do të mbetet një mot relativisht i paqëndrueshëm. Por, do të kemi rritje të temperaturave e që do të sillen deri në 25 gradë celsius. Sërish do të kemi ndryshime në kushtet e motit, pra në fundjavë, sërish të dielën dhe fillimin e javës së ardhshme pritet të aktivizohet një masë e ftohtë mbi territorin e Shqipërisë dhe do të sjellë rënie të temperaturave”, tha Rezarta Xhekollari, meteorologe.

Temperaturat në muajin prill arritën deri në 30 gradë celsius, por ato u ulën me shpejtësi në ditët e fundit dhe vlera më e ulët u shënua 1 gradë, mëngjesin e të martës në Peshkopi. /TCH/

ME TE LEXUARAT