Kujtim Gjuzi shpallet lider i opozitës: Njohim Edi Ramën si kryeministër...

Aktualitet

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është një ndër kandidatët për deputet që ka pranuar të bëhet pjesë e parlamentit nëse i vjen radha, pasi ai renditet i 19-ti në listën e Partisë Demokratike në Durrës.

Në emisionin ‘Kafe In’ ai u shpreh kundër vendimit të opozitës per djegien e mandateve, ndërsa falenderoi ndërkombëtarët për mbështetjen pa përmendur emrat e tyre.

“Trupa diplomatike në Tiranë na ka kontaktuar dhe këshilluar, duke thënë se parlamenti nuk mund të mbetet bosh”.

Gjuzi sqaroi se e njeh Edi Ramën si kryeministër dhe se Partia Konservatore do të kërkojë edhe dy mandate te tjera; një në Tiranë dhe një në Dibër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas çadres, Basha shkoi ne parlament dhe e njohur Ramen si kryeminister. Nese Basha e njohu, kush jam une te mos e njoh”, perfundoi Gjuzi

ME TE LEXUARAT