Ndërhyrja në server, nis punën komisioni hetimor kryesohet nga Ristani

Politikë

ristaniNis sot punën Komisioni Hetimor për ndërhyrjen në serverin e tatimeve.

Kjo është mbledhja e parë e komisionit që drejtohet nga Arben Ristani “për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhjen e tij të parë do të bëhet konstituimi i komisionit e do të përcaktohen detyrat si dhe do të miratohet rregullorja e do të zgjidhet sekretari i komisionit e do të vlerësohet plani paraprak i hetimit.

Kështu mazhoranca dhe Opozita do ti kthehen akuzave të vjetra në këtë sezon të ri politik.

Demokratët kanë akuzuar qeverinë se me bekimin e Kryeministrit Edi Rama, është ndërhyrë në bazën e të dhënave tatimore, kjo me qëllim manipulimin e tyre, nga njëra anë për të goditur bizneset kundërshtare dhe nga ana tjetër për të krijuar hapësirë për evazion fiskalë, për bizneseve pranë tyre.

ME TE LEXUARAT