Në Itali kapen miliona bankënota false me vlerë 50 euro
Lajmifundit
/
9 Janar 2015, 13:14
Bota
Policia italiane ka konfiskuar më shumë se 1 milion bankënota false me apoenë 50 eurotë të cilat vetëm sa nuk ishin lëshuar në qarkullim.
Bankënota të rreme me sasi prej 1.012.800 me vlerë nga 50 euro janë zbuluar në jug të Napolit në një kompani që merrej me qepje, ka njoftuar policia financiare italiane, transmeton Koha.net
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky është konfiskimi më i madh i parave të rreme në disa vjet të fundit në Itali.
Janë arrestuar tre persona që i kishin shtypur këto bankënota.