BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështesin financimet afatgjata në Shqipëri

Aktualitet

intesa-berzhMundësia për ndarjen e e riskut krijon kanale të reja kreditimi për kompanitë në rritje

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania janë duke bashkuar forcat në mbështetje të financimeve afatmesme dhe afatgjata për kompanitë shqiptare me ritme të shpejta rritjeje duke nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e riskut për një vlerë totale deri në 10 Milion Euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projekti i Parë që përfitoi nga ky partneritet i sapo nënshkruar është GSA ltd Albania, një shoqëri shqiptare e specializuar në sektorin e energjisë. Një kredi deri në 12 Milion Euro akorduar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania po shoqërohet me ndarjen e mbulimit të riskut për vlerën 6 milion Euro nga BERZH. Fondet e kredisë do të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e një fushe të gjelbër të shkrirjes së ferrokromit, e cila do të krijojë rreth 170 vende të reja pune.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është banka e parë që merr pjesë në ndarjen e mbulimit të riskut me BERZH-in në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadrin e ndarjes së mbulimit të riskut, BERZH ofron garanci të pjesshme për kreditë afatmesme dhe afatgjata për bizneset e vogla dhe të mesme vendase me hapa të shpejtë rritjeje.

Me këtë projekt Intesa Sanpaolo Bank Albania synon zgjerimin e portofolit të saj të kredive, hyrjen në segmentet ekonomike me rritje të lartë dhe mbështetjen e kompanive që operojnë në sektorë kompleksë dhe shumë të specializuar.

Z. Christoph Denk, Drejtor i Zyrës së BERZH-it në Tiranë u shpreh: “Jemi të kënaqur të bashkëpunojmë me Intesa Sanpaolo për zgjerimin e mundësive për rritjen e sipërmarrjeve të biznesit te vogël dhe të mesëm në vend. Me anë të këtij produkti në pasurojmë ofertën financiare në Shqipëri, dhe ofrojmë një mënyrë të mirë të menaxhimit të përqëndrimit të riskut dhe kapitalit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mbështetjen e ekonomisë reale dhe forcimin e shpirtit të sipërmarrjes në Shqipëri.

Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: “Duke operuar në ekonominë reale me qëllim kryesor mbështetjen e investitorëve vendas dhe të huaj në zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha fushave të mikro dhe makro ekonomisë në vend, Banka, përmes investimeve në inovacion dhe teknologji, si edhe në sektorët tradicionalë e të qëndrueshëm si bujqësia dhe energjia e rinovueshme, pranon dhe njeh impaktin e madh pozitiv që kjo marrëveshje do të ketë drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta.

Agron Shapllo Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i GSA; “BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania kanë ndjekur dhe ndihmuar në formatimin e projektit përgjatë gjithë fazave të zhvillimit të tij.

Përmes ekspertizës së tyre ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të industrisë dhe profesionistë të tjerë, të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre që projekti të marrë formën e tij më të mirë. Dëshirojmë t’i falendrojmë për të gjithë përkushtimin dhe punën e madhe përgjatë gjithe procesit.”

Ndarja e Riskut me BERZH-in është krijuar për të përmbushur nevojat financiare të kompanive të suksesshme private të mesme, që kanë nisur të zgjerojnë sektorin financiar të vendit. Bashkëfinancimi i BERZH shfaqet në format e pjesëmarrjes në mbulimin e riskut nga BERZH, në një pjesë të nënkredive të Bankave në vend.

Klientët potencial të pranueshëm të cilët mund të përfitojnë nga këto mundësi financimi afatmesme dhe afatgjata janë kompanitë dhe shoqëritë private, biznese ekzistuese me një historik të mirë të provuar dhe një histori kredie të shëndetshme, si edhe kompanitë e reja (Start Up) të cilat mbështeten nga investitorë me reputacion të lartë.

Që nga nisja e ushtrimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar gati 1 miliard euro në rreth 70 projekte në sektorë të ndryshem të ekonomisë.

BERZH, i themeluar nga 64 vende dhe 2 institucione ndërqeveritare mbështet zhvillimin e ekonomive të tregut dhe demokracive. Na ndiqni në faqen tonë në internet web, Facebook dhe  Twitter.

Intesa Sanpaolo Bank Albania renditet e treta përsa i përket aseteve në Sistemin Bankar Shqiptar, e pranishme në 12 qytete, me 32 degë, duke u shërbyer rreth 165.000 klientëve.

ME TE LEXUARAT