Eneda Tarifa së shpejti me këngë të re

Showbiz

enedEneda Tarifa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re në bashkëpunim me Jon Tarifën, ndërsa ka theksuar se kjo këngë do të jetë e nivelit botërorë. E ftuar në emisionin ‘Jamias Vu’, të gazetarit Mustafa Nano, Eneda Tarifa ka treguar se po vjen me risi. “Është këngë e mirë dhe po të krahasohet me ato që këndohen në tregun amerikan nuk bën diferencime. Është një këngë niveli, bashkëpunimi im i parë me djalin e xhaxhait, Jon Tarifën”- u shpreh Eneda. Ajo sqaroi se kënga e re e cila pritet të dalë së shpejti në treg është në versionin anglisht dhe bashkëpunimin me Jon Tarifën e cilësoi si një bashkëpunim i cili falë një pune të gjatë kishte ardhur në momentin e duhur. Kosovarjaco

ME TE LEXUARAT