Vrasja e Dritan Lamajt, eksperiment në gjyqin e Arben Frrokut

Aktualitet

arben-frrokuEksperimenti hetimor i kërkuar ne procesin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, do te kryhet ne nje moment qe edhe kushtet atmosferike, do te jene te njëjta me ato te ditës, kur u vra kryekomisari.

Ne seancën e sotme, ne Gjykatën e Krimeve te Renda, kryetari i trupit gjykues Dritan Hallunaj, deklaroi se do t’i dërgohet një shkrese shërbimit meteorologjik për parashikimin per javën qe vjen dhe ne baze te tij, do te përcaktohet edhe dita e eksperimentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është kërkuar nga avokatet e te pandehurit për te përcaktuar kohen e sakte qe i duhet mjetit për te shkuar nga Tirana ne Kapshtice, itinerar qe ka përshkuar Frroku ditën e ngjarjes.

Kjo është prova e fundit qe do te paraqitet ne Gjykate dhe me pas pritet qe prokuroria te japë konkluzionet për te akuzuarin.

ME TE LEXUARAT