Rama në Lushnje: Fatkeqësi për mua por fat për ju që keni Bracen deputet

Politikë

legalizime lushnjeKryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Lushnjë certifikatat e legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Sipas tij, procesi i legalizimit nuk është vetëm në interesin e qytetarëve që përfitojnë, por për interesin e ekonomisë kombëtare. Për kreun e qeverisë, në këtë rreth janë zhdukur së mbi 1000 dosje. Megjithatë u be e mundur të punohej më shumë se në 8 vitet e qeverisjes së demokratëve. Gjate shpërndarjes se certifikatave të legalizimeve, nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit me qytetaret dhe deputetin e zonës.

“Legalizimi nuk është dhënia në dorë e një dokumenti që e bën shtëpinë tuaj të paprekshme, por është dhe marrja në dorë nga ju e një dokumenti të patundshëm që kthehet në një mundësi për të marrë kredi në bankë për të rritur aktivitetin tuaj”, deklaroi Rama.“Ёshtё fatkeqёsi pёr mua qё kjo zonё ka Erion Braçen deputet. Fat pёr ju sepse keni njё pёrcjellёs tё shpejtё tё çdo ankese qё keni. Pёr mua ёshtё fatkeqёsi sepse zhurmat qё vijnё nga kjo zonё janё nё disproporcion qё mё vijnё nga zona tё tjera tё Shqipёrisё. Lum si ju qё ra Erioni dhe mjere ne qё duhet ta dёgjojmё Erionin”, u shpreh Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT