Zbardhet vrasja e Denis Kasës në Fier, ja kush është organizatori në kërkim

Aktualitet

Arrestimi i vrasësve të Denis Kasës në Fier, policia publikon videon e aksionitPolicia e Fierit njoftohet se ka shpallur në kërkim shtetasin Ermal Binjaku, te dyshuar si autor kryesor i atentatit me arme te ndodhur me 8 janar ku u vra Denis Kasa dhe mbetën të plagosur Klement Kastratit e Elton Margariti.

Tri dite me pare, policia e shtetit njoftoi arrestimin e shtetasit Ylli Nazeraj me Urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si bashkëpunëtor në ngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ngjarjen janë arrestuar dy bashkëpunëtorë të Binjakut si dhe oficeri i SHISH, Florian Bushi, i cili i kishte dërguar Ilir Memushajt dokumentat e përgjimit të SHISH për Denis Kasaj-n dhe shokët e tij.

Pista e Hakmarrjes ka çuar hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit të bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn në lidhje me ngjarjen në Mbrostar.

Ky i fundit sipas Prokurorisë ka vënë në dispozicion mjediset e magazinave në pronësi të tij në afërsi të qafës së Koshovicës për mbajtjen e makinës me të cilën u krye atentati.

Prokurorët thonë se ka prova që vërtetojnë se Nazeraj ka qënë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja. Shkaqet e konfliktit mes fiseve Binjaku dhe Kastrati janë të pazbardhura nga organet hetimore, por ato kanë nisur në vitin 1994 kur është vrarë kushëriri i Klement Kastratit dhe dyshimet ranë mbi vëllain e Ermal Binjakut, citon klan. Po ashtu në vitin 2000 një tjetër i afërm i Kastratit është vrarë në Fier ku i dyshuar ishte Ermal Binjaku.

Ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura nga policia. Pikërisht ky konflitk duket se ëstë pasuar nga atentati i Mbrostarit që çoi në vdekjen e Denis Kasaj-t dhe plagosjen e Kastratit e Elton Margaritit.

ME TE LEXUARAT