Dëmtohet Lionel Messi, ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta

Sport

Dëmtohet Lionel Messi, ja sa kohë do të qëndrojë

Lionel Messi është dëmtuar dhe ndaj Leipzig në Champions League nuk do të luaj.

Klubi i PSG-së ka bërë me dije se Messi nuk do të fluturojë me ta për në Gjermani. Nesër PSG do të ndeshet me Leipzig për raundin e katërt të grupeve.

Francezët zotërojnë grupin me 7 pikë në 3 ndeshje, ku kanë 2 fitore dhe 1 barazim. “Demat” ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ku shpresa për të mundur PSG-n duket pothuajse e pamundur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lionel Messi u zëvëndësua ditën e premte ndaj Lille në minutën e 46’ pasi ndjeu dhimbje në këmbë. Argjentinasi vuan nga një inflamacion në i kofshës së majtë .

Gjithashtu ai është në dyshim edhe me ndeshjen ndaj Bordeaux të shtunën, ku do të studiohet mirë gjëndja e numrit 30 të Parisit.faxweb

ME TE LEXUARAT