Qeveria shtyn afatin deri më 31 mars për debitorët e energjisë

Aktualitet

gjiknuriQeveria shtyn afatin për shlyerjen e faturave debitore ndaj kompanisë OSHEE-së deri më 31 mars. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publike shtyrjen e afatit i cili skandon nesër edhe për 30 ditë të tjera.

“OSHEE shtyn afatin deri më 31 mars. Të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së do të kenë mundësi të paraqiten për të lidhur aktmarrëveshjen me kushet lehtësuese” tha Gjiknuri duke nënvizuar se “Koha shtesë është afati i fundit”, pas 31 marsit 2015 do nisin tarifat dhe masat e zakonshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse Administratori i OSHEE, Adrian Cela tha se nga nisja e zbatimit të vendimit të Këshillit Mbikqyrës,në 4 dhjetor 2014 deri më 26 shkurt 2015 janë nënshkruar 233,486 aktmarrëveshje me abonentët debitorë familjarë.

"OSHEE e mirëpret vendimin e qeverisë dhe Këshillit Mbikqyrës për shtyrjen me 31 ditë të afatit të vlefshmërisë së skemës lehtësuese. U bëj me dije qytetarëve se zyrat e OSHEE-së do të vazhdojnë të jenë të hapura çdo ditë të javës dhe ata duhet të shfrytëzojnë zgjatjen e orareve për të shmangur rradhët", tha Cela.

Kreu i OSHEE tha se 139,302 prej tyre kanë likujduar plotësisht borxhin duke përfituar nga ulja me 80% e kamatëvonesave. Janë 15,804 familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike që kanë firmosur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxhit me 1 mijë lekë/muaj.

Vlera totale nën aktmarrëveshje për tre muaj është 42,6 miliard lekë ndërsa totali i arkëtuar vetëm nga aktmarrëveshjet shkon mbi 5.2 miliard lekë.

Sipas kreut të OSHEE, nga data 1 mars, Operatori i Shpërndarjes sëEnergjisë Elektrike do të vërë në funksion një skemë që i jep frymëmarrje biznesit dhe lehtëson shlyerjen e detyrimeve të akumuluara me këste.Kategoritë e përfshira në skemë janë si vijon:

• Konsumatorët privat të linjës 35 kv, që janë industritë

e rënda, ta shlyejnë detyrimin me 6 këste të barabarta

Brenda datës 31 dhjetor 2015.

• Konsumatorë privat të linjës 20-6 kv, që janë biznese të

mëdha (siç janë p.sh ato të autostradës Tiranë-Durrës),

duhet ta shlyejnë detyrimin me 12 këste, e ndarë në dy

periudha, brenda datës 31 dhjetor 2016 për furnizimin

20/10 kv, dhe brenda 2017-s për linjat 6 kv

Dhe kështu me radhë....

• Konsumatorët e tensionit të ulët, me 12 këste

• Objektet e kultit, me 12 këste

• Serat dhe popmpa uji vaditëse, këste të ndara në 24

muaj

ME TE LEXUARAT