Shqiptari dëbohet nga Italia, ishte përkrahës i ISIS

Aktualitet

carabinieri15Policia Italiane ka ekzekutuar urdhrin e një Gjykate në Bergamo, cila kishte vendosur dëbimin nga Italia të një shqiptari nga Elbasani.

Sipas Corriere Della Sera, i riu nga Elbasani është shpallur fajtor për përkrahje të terrorit dhe nxitje të xhihadit nëpër rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është Bledar Ibrahimi, 25 vjeç lindur në Elbasan dhe që banonte prej 8 vjetësh në Poco D’Ada të provincës së Bergamos.

Ai akuzohet se ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale urrejtje dhe ka bërë thirrje për xhihad në Siri. Shqiptari është arrestuar në mars dhe pritet nga dita në ditë që të dëbohet për në Shqipëri.

Bashkë me të u arrestuan në atë kohë edhe disa shtetas të huaj.

Shqiptari është në mesin e 74 emigrantëve që janë të akuzuar për përkrahje të terrorizmit dhe që janë dëbuar nga shtetit italian.

a3e4c9fc7fff46945755c773d080dffc-mgthumb-interna_1463471951-7228575

ME TE LEXUARAT