De Biasi flet për kundërshtarët e Euro 2016

Sport

debiasi15Gianni De Biasi duket i qetë pas shortit në Euro 2016.

Kombëtarja shqiptare do ta nis Evropianin 2016 në Francë përball Zvicrës, derisa do të jetë në grupin A së bashku me Francën edhe Rumaninë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi, ka thënë se skuadra e tij nuk ka asgjë për të humbur dhe se do të mundohet që të jap gjithçka në këto tre ndeshje në fazën e grupeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të përpiqemi të fitojmë eksperiencë do të bëjmë lojën tone e të shfaqim cilësitë tona. Kemi një skuadër të re me lojtar që kanë disa kohë që luajnë bash. Shpresojmë që të bëjmë gjëra interesante në këtë Evropian dhe të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë De Biasi.

“Do të japim maksimumin në këtë garë, nuk kemi asgjë për të humbur. Do të japim gjithçka në fushë”, ka shtuar më tej De Biasi. /Express

ME TE LEXUARAT