Presidenti i SHBA jep medalje ekselence për nxënësin shqiptar

Showbiz

Menjehere pasi ka mbaruar klasën e pestë me rezultate të shkëlqyera në mësime shqiptari, Dario Toska, është dekoruar si nxënës i ekselencës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

I riu ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë, nga ku edhe spikati për rezultatet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtyre viteve Dario Toska ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, afësitë komunikatave dhe vetëbesimin).

Medalja që i është akorduar Darios jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën, duke e bërë atë pjesë të nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.

ME TE LEXUARAT