Ndeshja Danimarkë-Shqipëri, FSHF: Ja kur dalin në shitje biletat

Sport

danimarke-shqiperiFederata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj online njoftoi të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të ndjekur nga pranë sfidën Danimarkë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet në datën 4 shtator në Stadiumin “Telia Parken” të Kopenhagenit se biletat do të jenë të disponueshme brenda datës 3 korrik 2015. Sektorët e parashikuar për tifozerinë Shqiptare janë ato D1 dhe D2 dhe cmimi për këtë kategori do të jetë 34 euro. Të gjithë tifozët që duan të mbështesin kombëtaren në këtë ndeshje shumë të rëndësishme mund t’i blejnë biletat pranë zyrave qëndrore të Fedeatës ose online nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF duke filluar nga data 3 korrik. Federata bën të ditur se për person nuk do të shiten më shumë se dy bileta, duke qenë se dhe numri i kërkesave është i lartë. Personat duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi në momentin që do marrin biletat pasi lista përfundimtare e tifozëve të pranishëm në stadium do t’i komunikohet Federatës Daneze dhe autoriteteve të sigurisë./ssport

ME TE LEXUARAT