Si ka ndryshuar cilësia e ajrit nga izolimi i njerëzve për shkak të Covid-19

Bota
Si ka ndryshuar cilësia e ajrit nga izolimi i njerëzve për shkak

Kufizimet e lëvizjes dhe udhëtimeve nga koronavirusi kanë luajtur një rol të madh në rënien e ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50% në disa qytete dhe kjo rënie përkon me masat e rrepta të karantinës të zbatuara në të gjithë Evropën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmirësimet në cilësinë e ajrit ishin veçanërisht të qarta në Francë, Spanjë dhe Itali. Paris pati një rënie dramatike prej 54% në përqendrimet e dioksidit të azotit kur krahasoi periudhën 13 Prill – 13 Mars me të njëjtën kohë në 2019. Gjithashtu edhe Madridi, Milano dhe Roma kanë pasur ulje rreth 45%.

Neë Delhi, në Indi, renditet shpesh midis qyteteve më të ndotura në botë, dhe imazhet e bëra dy vjet më parë tregojnë një tufë të trashë tymi që varet mbi qytet. Por imazhet e reja tregojnë qiellin blu të dukshëm.

Dy zonat e Anglisë me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi – Londra dhe Birmingham – gjithashtu kanë nivelet më të larta të ndotjes së përditshme të ajrit, thanë studiuesit.

Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë gjerësisht nga dita në ditë për shkak të ndryshimeve në kushtet e motit, tha agjencia gjithashtu, duke pranuar se ekziston një ndryshueshmëri e shkaktuar nga moti, gjë që e bën të vështirë tërheqjen e konkluzioneve bazuar vetëm në matje ditore ose javore, raportoi CNN.

ME TE LEXUARAT