Arrestohet çifti shqiptar në Itali, kapen duke vjedhur në një qendër tregtare

Aktualitet

Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane me akuzën për vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Parma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se çifti ishin së bashku me 2 fëmijët e tyre 5 dhe 1 vjeç në momentin që kanë qenë duke vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur dje, dhe në vend kanë shkuar forcat e policisë dhe agjentë privat të cilët janë njoftuar nga oficeri i sigurisë dhe menaxheri.

E.A dhe bashkëshortja e tij E.V, banonin në kremonë dhe janë pikasur nga stafi i punonjësve të dyqanit teksa janë përpjekur të fshihnin në çantë disa rroba të vjedhura.

Menjëherë pas këtij veprimi dhe lëshimit të sinjalit të alarmit ata kanë rënë në prangat e policisë dhe do të gjykohen me akuzën për vjedhje.

ME TE LEXUARAT