Rikthehet Champions League, ja ndeshjet e sotme

Sport

champions14Emocionet e ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me super përballje.

Garat e elitës së futbollit evropiane, tashmë kanë hyr në fazën më joshëse dhe interesante. Pas disa muajve pushim, Championsi rikthehet sonte me dy super ndeshjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa dyshime se kryesfida do të luhet në “Parkun e Princave”, ku do të ballafaqohen PSG dhe Chelsea.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, pritet te dhurojë një ndeshje të madhe për shkak se të dy skuadrat synojnë që të shkojnë sa më lartë në këtë gare atraktive.

Zlatan Ibrahimoviç më shokë do të mundohet të ndalë formën e mirë të skuadrës së Jose Mourinhos.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër do të përplasen Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munich.

Shkahtarin në shtëpinë e saj e pret një ndeshje e vështirë për shkak se do të sprovojë forcat me gjigantin gjerman, e cila në letër llogaritët favorit.

Liga e Kampionëve

Sonte takohen:

20:45, PSG-Chelsea

20:45, Shakhtar-Bayern Munich

ME TE LEXUARAT