Cfarë ka ndodhur me Cristiano Ronaldon pasi fitoi Topin e Artë?

Aktualitet

ronaldoCristiano Ronaldo nuk eshte ne momentin e tij me te mire. Portugezi eshte larg nivelit te tij qe nga kthimi i 'Los Blancos' prej Kupes se Botes per klube ne Marok. Perqindja e shenimit te golave ka rene, impakti ne lojen e skuadres eshte venitur dhe niveli i forces fizike nuk eshte ai qe kemi pare.

Momenti shperthyes ne startin e sezonit mjaftoi per te siguruar votat ne rrugen drejt Topit te Arte por tani Ronaldo eshte si nje tullumbace e shfryre qe duket se paguan per nisjen tej normales.

Mirepo kjo nuk eshte dicka e re ne karrieren e portugezit, pasi paraqitja e tij ka pesuar gjithnje renie kur ai ka fituar trofeun e me te Mirit ne Bote. Ne kete situate ai ka nevoje per nje periudhe pushimi ne menyre qe te rigjeje formen dhe pritshmerite prej tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ndodhi sezonin e kaluar por edhe ne te largtin 2008-09 kur ishte ende lojtar i Manchester United. Ne Teatrin e Enderrave, ai shenoi vetem 1 gol ne 10 ndeshjet qe pasuan gala-ne e Topit te Arte.

Kampioni portugez u shfaq ne te njejtin nivel edhe si sot nje vit me pare, kur pas fjalimit mallengjyes ne platene e Zyrihut ai shenoi vetem 5 gola ne 8 ndeshje me nje mesatare prej 0.63 gola per 90 minuta.

Dicka qe perseritet me rregullsine befasuese pas 12 muajsh, deri tani ka shenuar vetem 3 gola megjithese ende nuk ka kaluar 1 muaj pas te tretit Top te Arte.ssport

ME TE LEXUARAT