Porsche Cayenne i ri, më i shpejtë dhe më i lehtë

Teknologji

porcheNga kompania Porsche kanë arritur informacionet paraprake në lidhje me gjeneratën e ardhshme të modelit Cayenne, i cili në treg do të dilte në vitin 2017.

Kreu i hulumtimit dhe zhvillimit të Porsche-së, Wolfgang Hatz, ka thënë se modeli i ri do të jetë më i lehtë se gjenerata e tanishme “të paktën më i lehtë, siç është Q7-shi i ri më i lehtë se paraardhësi i tij”, transmeton Koha.net. Me fjalë të tjera, pritet që Cayenne i ri të peshojë më pak se 2 mijë kilogram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pesha më e lehtë këtij modeli do t’i mundësojë gatishmërinë më të madhe dhe dinamizëm, ndërsa versionet Turbo dhe Turbo S do të punojnë me V8 Turbo të zhvilluar rishtazi, i cili do të jetë një shtesë për më shumë se performanca e respektueshme e veturave. Shpejtësia maksimale e versionit të fabrikës duhet të jetë mbi 300 kilometra në orë.

ME TE LEXUARAT