Brooklyn, SHBA, ja si i mirëpresin shqiptarët Ramën e Thacin

Kosovë&Rajon

rama-thaciiBashkë me liderët e të gjitha shteteve botërore në sesionin e ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, po marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria e Kosova.

Me këtë rast, shqiptaro-amerikanët e shumtë që jetojnë atje u kanë bërë një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit të parë kosovar Hashim Thaçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit ka publikuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet se si në një paralagje të New York-ut, Brooklyn, janë vendosur bilbordë, ku u urohet mirëseardhje dy liderëve shqiptarë.

Thaçi në shpërndarjen e këtyre fotografive ka shkruar në Facebook, duke falënderuar djemtë dhe vajzat shqiptare për këtë mikpritje.

“Faleminderit Brooklyn për pritjen e ngrohtë për Edi Rama dhe mua. Nuk kemi frikë se i kemi djemtë dhe vajzat në Amerikë”.

ME TE LEXUARAT