Kosova dhe Britania e Madhe me Memorandum kundër krimit të organizuar

Kosovë&Rajon

hyseniMinistria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kombëtare për Krime e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se Republika e Kosovës, në veçanti MPB dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar fuqishëm, në luftimin e të gjithë llojeve të krimeve, e në veçanti të krimit të organizuar trans-nacional, të korrupsionit dhe korrupsionit me përmasa ndërkombëtare, siç është shpërlaja e parave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është qëllimi i jonë që të dërgojmë mesazhe të qarta në botë se Kosova është e vendosur që të krijojë një hapësirë shumë të sigurt për investime nga jashtë, për fuqizimin e sektorit privat, që ne e shohim si zgjidhje afatgjatë për problemet socio-ekonomike me të cilat përballet vendi ynë”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa, Stephen Bennett, kryeshef i Agjencisë Kombëtare për Krime në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, tha se me nënshkrimin e këtij Memorandumi do të ketë një bashkëpunim më të mirë të të dyja vendeve në luftimin e krimit të organizuar.

Bashkëpunimi të cilin e specifikon ky Memorandum i Mirëkuptimit ka të bëjë bashkëpunimin e të dyjave vendeve në luftimin e krimit, në veçanti me krimet që lidhen me trafikimin e drogës, trafikimin e armëve, trafikimin me njerëz, migrimin ilegal dhe kontrabandimin e personave, shpëlarjen e parave, krimin kibernetikë dhe krimet e tjera që mund të cilësohen si krime të rënda dhe të organizuara.

ME TE LEXUARAT