Ndarja në 4 rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për kthim në Kuvend, Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të...

Politikë
Ndarja në 4 rajone/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot me 14 vota kundër dekretin e kthimit në Kuvend të Metës për “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” që e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Në mbledhje ka qenë edhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj teksa ka pasur një përplasje me zv/kryeministrin Braçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit ka akuzuar Metën për këtë dekret si dhe theksoi se Presidenti nuk mund të gjykojë deputetët e Kuvendit apo të quajë të paligjshëm drejtuesit vendorë.

”Më vjen keq, por ky përkufizim i Kushtetutës, as përfaqësohet dhe akoma më keq, refuzohet dhe hidhet përdhe pikërisht duke iu referuar disa mendimeve që burojnë nga Kushtetuta. Sipas Presidentit të Republikës apo përfaqësuesve të tij. Sinqerisht më vjen keq, dhe që është nga elementët kyç ku përfaqësimi i unitetit të popullit griset copa- copa. Dua t’i them Presidentit se s’ka tagër kushtetues e ligjor të fyejë deputetët e Kuvendit. S’kanë tagër të bëjnë asnjë përcaktim për deputetë të zgjedhur, si janë zgjedhur apo ushtrojnë detyrën. E turpshme që Presidenti merr përsipër të gjykojë deputetët. Zgjedhur përmes një procesi zgjedhor. Të certifikuar. Presidenti herë i pëlqen dhe herë nuk i pëlqen. Herë i dekreton e herë i fyen. Dëgjova që Presidenti i Republikës ka të njëjtin qëndrim nga drejtuesve të pushtetit vendor.”- tha Brace.

Për më tepër Braçe referuar Dervishajt, theksoi se në Kuvend s’mund të vijë çdo njeri dhe të fyejë deputetët e ligjshëm të Kuvendit dhe kërkoi që kjo situatë mos vijojë më.

‘’Nëse zotëria merr fjalën, nuk po them se duhet të kërkojë falje kundrejt deputetëve që i fyeu, nuk po të them të kërkoj falje ndaj drejtuesve vendorë që po ashtu i quajti si të paligjshëm.

Tani nëse i jepet mundësia gjithkujt që të vijë në parlament dhe të futet në institucione parlamenti dhe të fyejë deputetët e ligjshëm. Secili ka personalitet përballë votuesve, dhe publikut. S’mund të vazhdojë më kështu. ‘’- shtoi ai.

ME TE LEXUARAT