Kush është Bledar Jambelli dhe Marsel Bashimi? CV-ja kriminale e dy të akuzuarve për vrasjen e Artan Cukut

Aktualitet

Kush është Bledar Jambelli dhe Marsel Bashimi? CV-ja kriminale e dy

Dy nga shqiptarët e identifikuar si autorë të ngjarjes së përgjakshme në Voula në janar 2022, rezultojnë me një CV të pasur kriminale në Greqi dhe Shqipëri.

Bledar Jambelli, 42 vjeç i njohur dhe si Rikardo Muho apo me identitetin tjetër fals Xristos Xamkidis, rezulton me urdhër arresti ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasjen e oficerit Artan Cuku.

Ai është arrestuar në 16.12.2018 ne Greqi për “mosbindje” dhe “armëmbajtje pa leje” por është liruar në 2019. Mësohet se ai rezulton me precedentë penale në Greqi gjithashtu për “mashtrim”, “vjedhje”, “shkelje të ligjit mbi emigrantet”, ndërsa më parë rezulton të jetë arratisur edhe nga një Komisariat grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera mësohet se në Shqipëri Jambelli ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje në Vlorë të ndodhur në 2012 dhe dy vrasje e një plagosje të ndodhura në Vlorë në 2006, por ka marrë pafajësi.

Ndërkaq Marsel Bashimi, 35 vjeç, njihet edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita. Ai ndodhet i burgosur në burgun “Koridhalo”.

Bashimi shkurt është arrestuar si pjese e një grupi kriminal për vjedhje dhe grabitje, kryesisht ne mjetet e transportit publik. Po ashtu ai ka precedentë edhe për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”.

Ndër të tjera ai rezulton i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një shtetasi gjeorgjian që punonte delivery, ngjarje e ndodhur pas një zënke mes tyre për përparësinë e kalimit të mjeteve në rrugë.

Ndërkohë në Shqipëri Marsel Bashimi, nga lagjja “Manalat” Gjirokastër, ka qenë i arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat.

Ai i grabiti celularin nen kërcenimin e thikës, gjate kohës që e reja kthehej nga varrezat.

ME TE LEXUARAT