Skandali, vidhen bagazhet e Alitalia, pasagjerja shqiptare: Më humbi canta me bizhuteri

Aktualitet

bagazhet-alitaliaKompania e fluturimeve AlItalia e cila ka nisur të operojë edhe në Shqipëri, perfshihet në nje cështje kritike sa i takon sigurise se bagazheve te pasagjereve te saj. Mesohet se nje valixhe, brenda se ciles gjendeshin sende te cmuara ne vlere te konsiderueshme, eshte thyer dhe vjedhur ditët e fundit.

Ka qenë nje qytetare shqiptare denoncoi vjedhjen qe kishte ndodhur duke akuzuar kompanine Alitalia si pergjegjese te drejtperdrejte. Qytetarja në padinë që ka bërë në polici ka thënë se po fluturonte nga aeroporti i Milanos per ne Rinas me fluturimin e ores 14 e 15 minuta të datës 18 janar 2015.

Hapja e valixhes dyshohet se ka ndodhur ne aeroportin e Milanos dhe nga ajo jane marre te gjitha gjerat e çmuara. Policia ben te ditur se ky eshte nje rast i perseritur.

Ky duket se nuk është rasti i fundit i situatave të tilla problematike për kompaninë Alitalia. Edhe here te tjera kane ndodhur vjedhje te tilla valixhesh dhe sendesh te shtrenjta ne aeroportet e Milanos dhe Romes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania Alitalia është vendosur në qender te akuzave per keto abuzime te perseritura. Eshte e pashpjegueshme sesi ne kohen e teknologjise se larte dhe te sigurise se perforcuar kudo,  kompania AlItalia shfaq kete nivel mizerabel sigurie, citon AS.

ME TE LEXUARAT