Stresi hedh pas krahëve lidhjen me Keisin, kapet mat në krahët e ish-missit shqiptar. Kush është biondja seksi?

Soft

Prej disa kohësh ishte aluduar se Stresi dhe Keisi i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, me sa duket ka ardhur edhe prova.

Stresi është fotografuar në shoqërimin e një vajze tjetër, e cila nuk është e panjohur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është Atalanta Kërçyku, e cila fillimisht u pa në krahët e Stresit në ditëlindjen e tij dhe që atëherë të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Burime nga miqtë e Stresit thanë për GSH, se vajza është e dashura e re e këngëtarit.

Atalanta, biondia seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss Ëorld”.

Prej vitesh ajo është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Channel”.

Sipas burimeve, çifti e kanë nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe Atalanta nuk kishte si të mungonte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.

Në foto, ajo shihet e përqafuar  me këngëtarin dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndonëse një lidhje e re, ata po kalojnë shumë kohë së bashku pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë, Keisi me anë të deklaratave në rrjetet sociale la të nënkuptohet se Stresi e kishte tradhtuar.

Nuk dihet ende nëse Atalanta është vajza që hyri mes Stresi dhe Keisit, por mes tyre duket se nuk ka më asnjë mundësi për rikthim.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë,”– shkroi ajo në një postim në Instagram.

ME TE LEXUARAT