Berlini thërret Moskën për të folur për zonë të tregtisë së lirë

Bota

angela-merkelQeveria gjermane i ka ofruar Rusisë një ofertë të rëndësishme për të zhbllokuar ngrirjen e konfliktit në Ukrainë. Sipas mediave gjermane, Berlini i ofron Moskës kooperim të ngushtë ekonomik, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Qeveria gjermane i ka ofruar Rusisë kooperim të ngushtë ekonomik madje me perspektivë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, sipas informacioneve që zotëron gazeta e njohur nga Mynihu. Qëllimi është dalja nga qorrsokaku i konfliktit në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë fjalë për këtë ofertë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos. Ajo përmendi opsionin e bisedimeve mes Bashkimit Europian dhe Unionit Euroaziatik të dominuar nga Moska “për mundësitë e një kooperimi në një zonë të përbashkët tregtie”. Si kusht Merkel vuri zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, njoftojnë mediat gjermane.

ME TE LEXUARAT