Berisha: Rama ndërsen FRESH-in kundër studentëve, grevistë të urisë

Politikë

berisha-fbb2015Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur sot studentët e mjekësisë teknike që po zhvillojnë një grevë urie prej dy ditësh në lidhje me tarifat e studimit.

Sipas Berishës, kryeministri po përdor njerëz të FRESH0it të PS-së për përcarrjen e studentëve.

Komenti i Berishës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne nje akt te pashembullt e te ulet moralisht, Edvin Kristaq Rama ndersen FRESH-in kunder grevisteve te urise. Sot, me urdher te Rames, FRESH-iste te shpelare nga çdo norme morali njerezor sulmuan duke lexuar nje trakt te shkruar nga Rama studentet greviste qe jane ngujuar ne greven e urise per te kerkuar barazine para ligjit, mbajtjen e premtimit te qeverise per t'i regjistruar ne universitetet publike me tarifa publike studentet e shkollave te larta dhe universiteteve private qe i mbylli ne kundershtim me ligjet qeveria Rama - Meta.

Edi Rama mbreme perdori dhunen policore kunder grevistve te urise, ndersa sot kreu nje akt te pashembullt ne historine e grevave te urise ne Shqiperi dhe ne bote. Ai nxiti te rinj puthador, mercenar te qeverise, per te lexuar para mediave nje trakt ku ata kundershtojne kerkesat e drejta dhe legjitime te bashkemoshatarve te tyre te ngujuar per veteflijim.

Me kete akt cinik, te ulet e çnjerezor, Edi Rama deshmon se eshte i afte te shkoje shume me thelle se sa eterit e tij, te cilet ne vitin 91 nuk nxorren studente por 10-15 pensioniste per te kundershtuar greven e urise te studenteve te universiteteve te vendit. Me kete akt te shemtuar studentet greviste shenuan fitoren e pare ne demaskimin e Edvin Kristaq Rames. Urimet me te mira per grevistet e urise. Studentet do fitojne!!

ME TE LEXUARAT