Majlinda Bregu mori postin e rëndësishëm në BE, Berisha: Opozita duhej të ishte pyetur

Politikë

Ish-kryedemokrati Sali Berisha në “News 24” është prononcuar edhe për emërimin e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në BE, duke thënë se e respekton zgjedhjen e saj.

Berisha ka theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira ende, por i qëndron mendimit se opozita duhet të ishte pyetur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Respektoj zgjedhjen, por normalisht opozita duhet të ishte pyetur dhe askush nuk e ndalonte. Kryetari i PD duhet të ishte pyetur. Derisa nuk është pyetur dhe opozita… Marrëdhëniet e mia me Majlinda Bregun janë të mira, nuk mund të them se jam zemër thyer se ajo bëri këtë veprim”, ka thënë Berisha.

ME TE LEXUARAT