Kush janë Saimir Taullau dhe “Ben Qimja” që OFL iu kërkon pasuritë

Aktualitet
Kush janë Saimir Taullau dhe “Ben Qimja” që OFL iu

Operacioni “Forca e Ligjit”, i njohur edhe si paketa “Anti-KÇK”, iu dërgoi sot formularët paralajmërues dy “të fortëve” të Fierit dhe Lushnjes, duke i urdhëruar të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Në shënjestër të OFL janë vënë dy personazhe të njohur të botës së krimit, përkatësisht Saimir Taullau, nga Lushnja, dhe Arben Isufi, nga Fieri, ky i ditur i njohur me pseudonimin “Ben Qimja”, i akuzuar për vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush është Arben Isufi, i njohur si “Ben Qimja”:

Ai dyshohej se është marrë me aktivitet kriminale në Holandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Arben Isufi dyshohet se ka trafikuar nga Holanda në drejtim të Italisë sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Në grupin kriminal, ku ai bën pjesë, i përbërë me 11 persona, ishin dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumenteve italiane kanë qenë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit.

Sasia e drogës e sjellë nga Holanda në Itali, është shpërndarë në qytetin e Melegnanos. Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali. Ai është arrestuar më parë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Kush është Saimir Taullau:

Në vitin 2017, i ka shpëtuar një atentati, duke marrë vetëm një plumb. Ai njohët si biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi e Itali. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.

Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, e cila kishte disa biznese, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

ME TE LEXUARAT