Takimi Rama-Tsipras, batutat kur kryeministri shqiptar luante basketboll

Aktualitet

Krramayeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras në Nju Jork kanë diskutuar për cështjet e mbetura pezull, sic njoftojnë mediat greke, por ajo që dëgjohet nga video e publikuar është një bisedë larg problemeve të mprehta mes dy vendeve.

Tsipras pas shtrëngimit të duarve, pjesën e bisedës para kameras ka preferuar ta përqendrojë vetëm tek e shkuara e Ramës si basketbollist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse me një audio të dobët dëgjohet se Tsipras e ka pyetur kryeministrin shqiptar për pasionin e tij të hershëm, si basketbollist.

Rama u përgjigjur se ka luajtur tek Dinamo dhe me Kombëtaren, por se nuk ka luajtur kurrë kundër Greqisë.

Në këtë moment ka ndërhyrë ministri i Jashtëm  Nikos Kotzias që e pyet “Ishte gabim?”

Ndërsa Rama përgjigjet se “Luanim me klubet. Kanë ardhur Aris dhe Panathinaikos. Por ato kanë luajtur me kampionen e Shqipërisë, që në atë kohë ishte Partizani”

Rama kujton se në vendin tonë ka luajtur edhe Nikos Galis, basketbollisti më i mirë grek.

Mediat greke shkruajnë se me ndërhyrjen e Tsipras se ai ishte një Nikos tjetër dhe jo kaq i shëndoshë sa ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, sekuencat e relaksimit përfundojnë bashkë me videon për ti lënë vendin një bisede për tema më të nxehta.

ME TE LEXUARAT