Basha akuza Ramës nga Vlora: Nuk mbarove dot as Lungomaren në 4 vite

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar pasditen e sotme takimin elektoral në qytetin e Vlorës ku ka trannsmetuar sloganin e fushatës “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurtë”.

Në Vlorë, Basha tha se më 25 qershor do të themelojmë Republikën e Re. Kryedemokrati tha se Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra për Vlorën, duke u shprehur se as lungomaren nuk arriti ta mbaronte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Katër vite më parë erdhën e ju kërkuan votën dhe ju premtuan 300 mijë vende pune, taksa të ulta dhe se do ta kthenin Vlorën në qendrën e turizmit ballkanik, ndërsa sot Vlora lengon për punë, për gjënë më elementare”.

“Vlonjatët kërkojnë mundësinë për të jetuar me djersën e ballit, por ai ua mori dhe mundësitë që kishin vlonjatët. Tani pas katë vitesh premtime të pambajtura dhe represioni ndaj biznesit, vjen përsëriti më të njëjtat premtime pa plan dhe pa përgjegjshmërisë dhe kërkon votën”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT