I kërkuar për trafik armësh në Itali, policia kap mat shqiptarin duke bërë banjo-dielli

Aktualitet

Policia italiane diten e sotme njoftoi se ka arrestuar një shqiptar 51 vjeç për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni.

Ndaj shtetasit Ilir Ashikun, Gjykata e Apelit në Aquila kishte dhënë dënimin me 10 vite burg, por Ashiku kishte mundur t’i arratisej policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njoftoi se 51-vjeçari, teksa bënte banjo-dielli në kopshtin e shtëpisë së motrës së tij në Scandiano, mbeti i shtangur nga aksioni blic i policisë për ta arrestuar.

Ashiku ndodhet sërish në burg, në pritje të një gjykimi tjetër në lidhje me arratinë e tij. Mbi të rëndojnë dhe akuzat për trafik të paligjshëm armësh, shkruan Reggiosera.it

ME TE LEXUARAT