Balliu: Dy familje myslimane ruajnë varrin e Jezusit në Jeruzalem
Gazetari Fahri Balliu të hënën duke folur për vendimin e Donald Trump për Jeruzalemin, deklaroi se është një vendim i marrë me vonesë.
Balliu u shpreh se Trump e mori 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte dhe pushtuesi i Jeruzalemit, por që ftoi europianët që të shkojnë dhe të hapin konsullatat.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në lidhje me harmoninë mes besimeve fetare, ai tregoi edhe historinë e vendit më të shenjtë të krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, e cila ruhet nga dy familje myslimane.
Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.
“Vendimi i Trumpit është marrë 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte pushtuesi i Jeruzalemit dhe ftoi europianët të hapnin konsullatat. E dyta, është se vendimi i Trumpit tregon cilësinë e lartë diplomatike dhe vendimarrëse dhe të një modeli të ri të drejtuarit dhe të konceptuarit të diplomacisë, për t’iu përgjigjur faktit”,-tha Balliu.