‘’Balena Blu’’ një rrezik i madh edhe në Shqipëri, alarmohen të gjithë. Ja çfarë ka ndodhur!

Soft

Loja më e rrezikshme në botë, “Balena Blu” mbërrin dhe në Shqipëri.

Alarmi është dhënë mbrëmë gjatë emisionit “Top Shoë”, kur eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi deklaroi se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”. Ai sqaroi se kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, kudo dhe i kërkon të luajë një lojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga ai moment nis loja e torturave të njëpasnjëshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot e frikshme që të dërgon kuratori dhe sfida të tjera të dhimbshme që fëmijët duhet t’i kryejnë me përpikmëri për 50 ditë. Pastaj vjen sfida e fundit dhe më e tmerrshmja, ku muratori kërkon që fëmiaj të hidhet nga taraca e një pallati të lartë.

Sipas psikologes së shkollave, Ornela Belba, në Shqipëri ka patur tashmë një rast të “Balenës Blu”.

Ajo tregoi gjatë emisionit se bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, e ëma e ka pikasur atë në fazat e para.

ME TE LEXUARAT