Në kërkim nga policia për protestën në rrugën e Kombit, reagon për herë të parë Azgan Haklaj

Politikë

Azgan Haklaj ka reaguar per here te pare pas disa ditesh nga lakimi i emrit te tij si person qe po kerkohet nga policia ne lidhje me protesten e mbajtur me 31 mars ne rrugen Durres-Kukes.

Deklarata e Azgan Haklajt:

Jam i detyruar te bej ketë dekleratë për mbarë opinionin publik, mediat dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të nderuar bashkëkombas të mi, shkelqësi ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të shoqatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Si i persekutuar politikë në diktaturë dhe i burgosur politik në demokraci, si drejtues një dekadë i Partisë Demokratike në Tropojë, deputet i saj i zgjedhur ndonëse i burgosur politik, pushtetar lokal i Qarkut Kukës, gjithashtu prej mëse 15 vjetësh anëtar i Keshillit Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqiperisë, dhe President i Unioni Artistik të Kombit Shqiptar deklaroj si më poshtë:

-Regjimi revashist i instaluar me dhunë e terror ne vitin 97 dha pasardhësit e tyre të ardhur në pushtet me paratë e krimit, drogës, bandave dhe trafiqeve nën siglen e Rilindjes kanë ushtruar një dhunë e terror të eger ndaj meje dhe familjes time ne vitet 97 - 2005, me burgosje politike dhe disa atentate politike ndaj meje dhe familjes time.

Çuditërisht edhe sot Kryeministeri Rama dhe segmentet e shtetit dhe të mediave të kapura prej tij, me kanë shpallur person në kerkim kur në fakt unë jam qytetarë i lirë dhe i paimplikuar në asnjë precedent që përbën veper penale apo administrative dhe po ushtroj detyrën time në sherbim të artit dhe kulturës kombëtare si qytetarë i lirë në Tiranë.

Nuk kam asgjë personale me Kryeministrin uzurpator të pushtetit, por jam i vendosur në betejën dhe kauzën time për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe të mbrojtjes së interesave kombtare, të cilat Kryeministrin Edi Rama i ka shitur si dikur Eseat Pashë Toptani, në kembim të mbajtjes së pushtetit të tij dhe bandave kriminale që e kanë sjellur në pushtet.

E kam akuzuar publikisht për shnderrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, për tradhtinë ndaj Çeshtjes Çame, për marrëveshjen e fshehtë e mafioze të shitjes detit, për dhunën e burgosjet e njerëzve të thjeshtë e simpatizantëve të opozitës.

Kam denoncuar kursin e tij politik antikombtar, dhe marrëveshjet e tij të fshehta me Vuçiçin, Erdoganin dhe Putinin për ndarjen e Kosovës, tregun e përbashkët Ballkanik, si projekt të Serbisë Madhe.

Kam denoncuar publikisht sulmet e tij të egra ndaj simboleve kombëtare dhe elitës intelektuale kombëtare, Akademisë së Shkencave, Universitetit të Tiranës dhe së fundmi ndaj Teatrit Kombëtar.

Me dt 31 mars bera një shkrim kunder piramidave që ngriti në Rrugën e Kombit. Kundër traut pa alternativë si një e drejtë themelore e kushtetuese e levizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në hapsirën mbarëkombëtare. Kundër taksës së dyfishtë, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për mosbindje civile, e drejtë themelore që i njihet opozitës të çdo vendi demokratik, si hap i fundit për të ndalur revanshin e një qeverie despotike, antipopullore e antikombtare.

Pushteti lokal i Kukësit, Hasit ,Tropojës organizuan me dt 31 mars një protestë paqësore kundër traut të Ramës pa alternativë dhe taksës së dyfishtë.

Mijëra qytetarë të qarkut Kukës e Kosovës i thanë Jo taksidarit Rama.

E ndjeva si obligim, si qytetar i këtij vendi, por dhe si ish pushtetar lokal dhe ish deputet e përfaqësues i mijra artistëve të Kombit Shqipetar dhe mora pjesë në këtë protestë legjitime e paqësore.

Papritmas qytetarët paqësorë u sulmuan dhunshëm nga trupat speciale.

Bëra ç’është e mundur në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e policisë, dhe qytetarët për të rikthyer qetësinë por fatkeqesisht skenari i Edi Ramës dhe Xhafajt ishte dhuna anatemimi i protestuesve, si vandalë e barbarë.

E gjithë veprimtaria ime paqësore e legale dhe në sherbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë për të shmangur konfrontimin e transmetuar nga mediat e pacensuruara të Sulltan Ramës, u çertifikua nga dyshja Rama- Xhafa nepermjet mediave të tyre si person në kërkim, kur në fakt unë jam qytetar i lirë.

Ky vendim eshtë hakmarrje ndaj meje per opozitarizmin tim ndaj qeverisë Kuislinge që ka blerë pushtetin me paratë e drogës dhe po e mban me dhunë e duke shitur gjithçka nga pasuritë kombëtare, deri dhe Sovranitetin Kombëtar.

Dhuna e egër e barbare, etiketimi i protestuesve paqësorë si vandalë e barbarë dhe arrestimi i tyre me metodat e sigurimit të shtetit tregoj se Rama e ka kaluar vijën e kuqe.

Tashmë ai do të perballet me mosbindjen civile si vendim politik të opozitës dhe në rast të kembenguljes tij për ta kaluar këtë barrierë të fundit fjalen do ta ketë populli i lirë e sovran.

Një portal pranë qeverisë na kercënonte me turrën e druve të Xhordano Brunos. Unë po i përgjigjem duke perifrazuar Ajnshtajnin e madh: Jam gati të shkoj vetë vullnetarisht në burg për të mbrojtur liritë e të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzorë.

I kujtoj kryeministrit se nuk ka pranga për miliona shqiptarë që kalojnë Rrugës Kombit.

Ata janë të vendosur t’i heqin trarët dhe barrierat mes tyre, ta rrezojnë Ramën e banden e tij nga pushteti e ta çojnë para drejtësisë.

Tiranit Rama po i kujtoj dy vargje të Hymnit Kombtar të Francës , Atdheut të lirisë,: "Përpara bijtë e Atdheut, lavdia na thërret" dhe Hymnin tonë Kombëtar:

"Rreth flamurit të përbashkuar

Me një deshirë e një qellim

Të gjithë atje duke u betuar

Ta lidhim besën për shpetim."

Edvin Rama ju i shpallët luftë mbarë Kombit, por shqiptarët të bashkuar rreth Flamurit Kuq e Zi do ta tregojnë vendin që meriton pikërisht në Vitin e Jubileut të Heroit të tyre Kombëtarë.

ME TE LEXUARAT