Kush është avokati i arrestuar për trafik droge në Korçë

Aktualitet

Kush është avokati i arrestuar për trafik droge në

Joni Mosku është avokati që u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.

Mësohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet ende sasia e kanabisit që është sekuestruar, ndërkohë që policia po vijon me peshimin e saj.

Policia e Korçës është treguar hermetike në kryerjen e këtij operacioni, dhe në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare, qoftë për numrin e personave të arrestuar, qoftë edhe për sasinë e drogës që është kapur.

ME TE LEXUARAT