Avioni amerikan rrëzohet në Afganistan, 11 të vdekur

Bota

avionii15Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan në një aeroport në Afganistan, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Avioni C-130 u rrëzuar rreth mesnatës në aeroportin e Jalalabad. Koloneli amerikan, Brian Tribus tha për "AFP" se 6 nga viktimat janë ushtarë amerikanë, ndërsa 5 të tjerët janë kontraktorë civilë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

C-130 është një avion ushtarak që përdoret kryesisht për të transportuar trupat ushtarake dhe ngarkesa të rëndë.

Gati 10 mijë trupa amerikane ndodhen ende në Afganistan, ndërsa presidenti Obama ka premtuar se do të lërë vetëm një numër të vogël ushtarësh deri në fund të 2016-s.

Rreth 1 mijë trupa të huaja ndodhen në lindje të Afganistanit, në zonën ku ndodhi aksidenti. Ata janë duke punuar së bashku me gati 40 mijë trupa afgane.

ME TE LEXUARAT