I bënë atentat me eksploziv në makinë, arrestohet biznesmeni në Durrës

Aktualitet

benziiiMinistria e Brendshme jep detaje per atentatin e ndodhur ne oret e mengjesit ne qytetin e Durresit.

I shpëtoi atentatit me tritol në makinë, por jo arrestimit. Policia e Durrësit bëri me dije se ka vendosur arrestimin e biznesmenit Ardian Trota, pak orë pas shpërthimit të ndodhur në makinën e tij në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Arrestimi është bërë për largim nga vendi i qëndrimit dhe thyerje të vendimit të gjykatës së Kukësit, e cila në datën 12 janar 2015, kishte vendosur ndaj biznesmenit, masën e sigurimit arrest në shtëpi. Sipas kësaj mase, biznesmeni nuk duhej të dilte nga banesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte akuzuar në Kukës për dhunë në familje, vjedhje të energjisë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se rreth orës 09:30 në vendin e quajtur Shkallnur të qytetit Durrës, në rrugën dytësore Plepa-Golem, ka ndodhur një shpërthim në automjetin tip “Mercedes Benz” me targa “AA 765 FN”, në pronësi të shtetasit Ardian Trota, 44 vjeç, lindur dhe banues në Kukësit.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit kanë qenë edhe specialistë të Njësisë Antieksploziv Tiranë, si dhe specialistë të Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë. Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit shtetasi Ardian Trota ka qenë afër automjetit, i cili ishte parkuar pranë banesës së këtij shtetasi te Shkëmbi i Kavajës. Si pasojë e shperthimit Trota ka pësuar dëmtime fizike dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga kqyrja e vendngjarjes janë gjetur dhe administruar në cilësinë e provës materiale mbetje të shkaktuara nga shpërthimi i lëndës plasëse. Po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Pas verifikimeve të kryera në lidhje me shtetasin Ardian Trota ka rezultuar se:

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës në datë 12.01.2015, ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurimit  “Arrest shtëpie” për veprat penale  të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Në kushtet kur shtetasi Ardian Trota është larguar nga banesa dhe nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT