Atak në zemër, vdes në fushë futbollisti i dytë në Belgjikë

Sport

futbollisti-belgNje tjeter ngjarje tragjike per futbollin: Tim Nicot, 23 vjeç, është futbollisti i dytë në Belgjikë që ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak në dy javët e fundit.

23-vjecari që aktivizohej si mbrojtës në një ekip që merr pjesë në një kategori inferiore në Belgjikë u rrëzua në fushën e lojës ditën e premte pas një ataku kardiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u dërgua në gjendje kome në spital, por fatkeqësisht të hënën klubi ku ai ishte pjesë ka dhënë lajmin e hidhur të vdekjes së tij.

Në prill, ndërroi jetë pas problemeve me zemrën edhe një tjetër futbollist, i cili më parë ka qenë pjesë edhe në ekipit shpresa të Belgjikës.

Gregory Mertens, 24 vjeç, i cili aktivizohej me ekipin e dytë të Lokerenit, ndërroi jetë tre ditë pasi pësoi atak kardiak në fushën e lojës.

ME TE LEXUARAT