Artur Çani: Takimi që shkarkoi Ylli Rakipin nga puna, Rama presion dhe Frangajt

Aktualitet

Gazetari Artur Çani i cili ka komentuar situatën politike në vend, ka folur për lëvizjet e reja të cilat pritet të bëhen ne televizionet shqiptare  të cilat janë të instrumentuara nga kryeministri Edi Rama.

Artur Çani ka bërë ditën e sotme publike lëvizjet që priten të bëhen kundrejtë gazetarëve si Ylli Rakipi, Blendi Fevziu, Adi Krasta apo dhe Eni Vasili.

Sipas gazetarit fatet e profesionistëve të pushtetit të katërt vendosen në një darkë mes kryeministrit dhe pronarit të medisa.

“Ylli Rakipi ka qënë një nga personazhet që ka pranuar publikisht që ka qënë dhe në shërbim të Ramës dhe ka gënjyer për hesapet e tij. Por sëfundi ai ka qënë një nga kritikët më të mëdhenj të tij. Ditën e hënë Rama është takuar me pronarin e televizionit ku punon Ylli Rakipi dhe ai nuk do të punj më aty. Çfarë vlere ka e gjithë kjo?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe kjo është një pjesë, sepse një nga të përzgjedhurit e Ramës, Sokol Balla shkon drejtor informacioni tek Neës 24. Ai do të tentoj të vendos në kërkes e para përgjegjësisë dhe Adi Krastën, i cili nuk është i përfshirë në këto gjëra.

Rama ka takuar gjithashtu dhe pronarin e Klanit, zotin Frangaj, dhe I ka kërkuar atij të lëviz Blendi Fevziun.

Rama u përpoq ta rrëzonte pushtetin e katërt duke e quajtur kazan, por kjo iu kthye në të keqe të vetes.

Këto janë të gjitha ndryshime për interesa të qarta politike. Fati I një gazetari diskutohet në një tavolinë darke, dhe ky nuk është rasti I parë që ndodh.

Si do sillemi ne me këtë situatë? Do vazhdojmë t’I bindemi?!

Sigurisht që pronarët e mediave bëjnë lojrat e tyre. Ata I bëjnë ndryshimet për të marrë përfitimet jo se janë të bindur.

Flitet për ylli rakipin, eni vasilin, blendi fevziun, të gjitha këto lëvizje tregojnë që përgatitjet e Raës janë të rëndësishme.”-ka thënë ndër të tjera Artur Çani.

ME TE LEXUARAT