Arrihet marrëveshja, Shaqiri është lojtar i Interit

Sport

xherdani1Xherdan Shaqiri tashmë është një lojtar i interit. Bajerni i Mynihut ka pranuar propozimin e klubit zikaltër që lojtari shqiptar me nënshtetësi zvicerane të arrijë në “oborrin” e Roberto Mançinit si hua me obligimin për ta rishikuar kontratën.

Inter kishte prezantuar ofertën e tij tek shoqëria bavareze dhe lajmi i mirë mbërriti pas takimit ndërmjet drejtuesve të Interit Fassone e Ausilio, agjentin e Shaqirit, si dhe drejtuesit e Bajernit Rummenige dhe Sammer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesfushori nga Kosova, mëngjesin e sotëm nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e organizuar nga trajneri i Bajernit Guardiola dhe pritet nga sot apo nesër të firmosë për Interin deri në vitin 2019. Shaqiri  është  blerja më e re për Interit pas Podolskit, i cili  inaguroi pjesmarrjen e tij tek zikaltrit në “Derbin e Italisë” me Juventusin, ndeshje që u mbyll në barazim.

ME TE LEXUARAT