Kalamata, arrestohet shqiptari "i lidhur" me terroristin grek

Aktualitet

terroristi-grek15Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Greqi, me akuzat si bashkëpunëtorë të terroristit Kristodulos Ksiros.

Prangosja Arrestimi i dy personave është kryer në Kalamata, ndërsa tashmë ata të dy ndodhen në selinë shërbimin antiterror në Athinë, ku po merren në pyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj tyre ishte lëshuar urdhër arresti, me akuza për pjesëmarrje në organizatë terroriste, prodhim, furnizim dhe posedim lëndësh eksplozive dhe bombave, armëmbajtje pa leje, falsifikim, dhe vepra të tjera penale.

Dy të arrestuarit konsiderohen si elementë tepër të rëndësishëm operativë të grupit të Ksirosit. Shërbimi antiterror po vazhdon hetimet per zbardhjen e detajeve te tjera per rastin.

ME TE LEXUARAT