Arrestimi në Pogradec, lirohet avokati Altin Goxhaj

Aktualitet

goxhajAvokati Altin Goxhaj lihet i lirë nga policia, pasi u arrestua dje në Udënisht i akuzuar se kundërshtoi shembjen e një ndërtese trekatëshe nga INUK.

Goxhaj u la i lirë në mesnatë, ndërsa do të gjykohet në gjendje të lirë. Avokati Goxhaj ishte zgjedhur avokat nga Azem Brahaj, pronari i ndërtesës trekatëshe, i cili sëbashku me 20 familjarë u ngujuan dje në godinën që do shembej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin që FNSH-ja ka ndërhyrë për t’i nxjerrë nga godina, ka hasur edhe në kundërshtimin e avokatit Goxhaj.

ME TE LEXUARAT